Instrumente të vogla
Testuesit e parë të izolimit erdhën në dy kuti, duke ndarë tensionin e gjeneruar nga qarku matës, për të shmangur problemet e interferencës elektromagnetike. Pak kohë më vonë ato u bashkuan në një kuti. Pesë vite më vonë u shpik om-metri me rezistencë të ulët (LRO), i njohur në mbarë botën si testuesi Ducter. Të vendosur në kuti druri, këto testues kanë një histori të gjatë dhe të admirueshme. Në vitin 1923, Megger-it ju prezentua idea për multimetër nga Donald Maccadi. Matja e rrymës, tensionit dhe rezistencës me një instument ishte një bashkim revolucionar dhe thelbësor që çoi në krijimin e modelit AVOmeter-modeli 1. 85 vite më vonë, doli nga linjat e prodhimit modeli i fundit 8 dhe Megger lansoi multimetrin AVO800.
Në Maqrdoni, të gjitha ndërmarjet e mëdha energjitike (MEPSO, EVN, ELEM) shfrytëzojnë testues të izolimit Megger. Gjithashtu, të gjitha hidrocentralet e vogla, konsumatorët industiralë, prodhuesit e transformatorëve si MAKITEL Ohër, Rade Konçar dhe të gjithë organet e inspektimit kryesisht përdorin instrumente Megger.
Megger ofron një gamë të gjërë instumentesh dore të qëndrushëm dhe me cilësi të lartë, të përdorura për testimin e instalimeve elektrike dhe shërbime tjera në shtëpitë individuale, komericiale, objektet industriale dhe në biznese tjera.